U EKZEKUTUA PARA DYQANIT TË TIJ/ Zbulohen fjalët e fundit që tha reperi para se të vdiste – AlpeGossip
U EKZEKUTUA PARA DYQANIT TË TIJ/ Zbulohen fjalët e fundit që tha reperi para se të vdiste

U EKZEKUTUA PARA DYQANIT TË TIJ/ Zbulohen fjalët e fundit që tha reperi para se të vdiste

Reperi amerikan, Nipsey Hussle, u qëllua për vdekje më 31 mars, ndërsa po qëndronte me dy miq jashtë dyqanit të tij.

Ndërkohë mësohet se, në momentin kur vrasësi i tij ishte duke u larguar me vrap pas atentatit, dëgjoi fjalët e fundit të reperit:

“Më qëllove, më kape, jam mirë”.

Dëshmitarët thonë se personi i armatosur, që besohet të jetë Eric Holder, u kthye dhe shkoi sërish te Hussle për t’i dhënë fund jetës së tij, duke e qëlluar sërish.

Më pas ai shkelmoi 33-vjeçarin, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ceremonia mortore e Nipsey Hussle do të mbahet të enjten në vendlindjen e tij Los Angeles, ku pritet të marrin pjesë 21.000 persona.

Nipsey Hussle, emri i vërtetë i të cilit ishte Ermias Davidson Asghedom, mësohet se ka qenë pjesë e bandës së kriminelëve “Rollin ’60”, kur ishte adoleshent. Ai më pas u bë një organizator komuniteti dhe u përfshi në projekte arti.

“Unë u rrita me kulturën e bandës. Ne u morëm me vrasje. Ishte sikur të jetonim në një zonë lufte, ku njerëzit vdesin në këto lagje dhe të gjithë janë thuajse aspak imun ndaj saj”, tha ai në një intervistë në 2018-n.

Mesazhi i fundit që reperi la në Twitter ishte: “Të kesh armiq të fortë është një bekim”. Por për të nuk ishte kështu!

/AlpeNews.al