Ekspozimi i vazhdueshëm në diell, çrregullimet hormonale dhe përdorimi i produkteve kozmetike jo cilësore janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e njollave kafe në fytyrë. Por nga se shkaktohet ky problem aspak estetik ? Gjithçka lidhet me mbiprodhimin e melaninës. Melanina dhe qelizat përgjegjëse për prodhimin e saj (melanocitet) janë përgjegjëset e drejtpërdrejta për pigmentin (ngjyrën) e lëkurës. Nqs edhe ju jeni një ndër ato femra që ka njolla kafe në fytyrë dhe jeni lodhur duke provuar kremëra dhe trajtime jo të efektshme, maska e mëposhtme është ajo që ju duhet.
Për të realizuar maskën e mësipërme ju nevojite: kos, banane dhe limon.
Të kombinuar së bashku, këta tre përbërës jo vetëm që do të zhdukin njollat kafe nga lëkura juaj, por do t’i japin asaj butësinë e një bebeje.
Kosi është një nga ato ushqime çudibërëse që nuk duhet të mungojë, jo vetëm në regjimin tuaj ushqimor, por edhe në ritualin e përkujdesjes së fytyrës, flokëve apo trupit. I pasur me probiotikë, zink, kalcium dhe acid laktik, ai është produkti idealpër të hidratuar dhe eksfoliuar lëkurën, dhe luftuar aknet.
Banania nga ana tjetër është e pasur me mangan, vitaminë B6, C dhe E, si dhe shumë përbërës me veti antioksiduese që luftojnë veprimin e radikaleve të lira në lëkurë. Kurse limoni, mbreti i agrumeve, është një depo e vërtetë me vitaminë C. Ai ndihmon për të eleminuar qelizat e vdekura nga lëkura, nxit prodhimin e kolagjenit dhe eleminon njollat e ndryshme.
PËRGATITJA: Shtypni një banane të pjekur mirë, 2 lugë gjelle me kos dhe 3 lugë gjelle me lëng limoni të freskët. Pasi t’i keni përzier mirë e mirë, derisa të formohet një masë homogjene dhe kremoze, aplikojini në fytyrë. Këshillohet që të mbahet në fytyrë për 30 minuta dhe më pas ta lani me ujë të ftohtë. Do të vini re ndryshimet e para që pas përdorimeve të para.