Ilda Bejleri dhe modelja shqiptare bëjnë “XING” me të njëjtën veshje! Kujt i shkon më shumë? (FOTO) – AlpeGossip
Ilda Bejleri dhe modelja shqiptare bëjnë “XING” me të njëjtën veshje! Kujt i shkon më shumë? (FOTO)

Ilda Bejleri dhe modelja shqiptare bëjnë “XING” me të njëjtën veshje! Kujt i shkon më shumë? (FOTO)

Veshjet ku bien në sy ngjyrat sa më të theksuara padiskutim që janë moda e kësaj vere. E verdha, jeshilja apo përzirja nëpërmjet vijave e disa ngjyrave janë kombinimet më të mira për këtë verë.

Është vënë re se më së shumti kohët e fundit po dominon ngjyra jeshile në veshjet e shumë figurave të njohura të publikut, kryesisht moderatoret.
Dy personazhe të njohur të ekranit kanë veshur të njëjtën veshje vetëm pak ditë më parë.

Nuk duam të themi se gocat kanë kopjuar njëra-tjetrën më shumë sesa të vlerësojmë se qoftë njërës qoftë tjetrës i shkon shumë.

Jemi duke folur për Ilda Bejlerin dhe Megi Ndokajn.

Të dyja kanë veshur një palë pantallona me shtat të lartë, me dekor gjethesh në ngjyrë të gjelbër e të bardhë dhe me një bust që tregon shumë bukur pjesën e kraharorit.
Ilda e ka zgjedhur ta veshë në një mbrëmje me miqtë e saj duke e kombinuar me një palë sandale në ngjyrë argjendi ndërsa Megi e ka kombinuar me një palë atlete në ngjyrë të bardhë. Njëra seksi dhe provokuese e tjetra më sport por e veshur njësoj të dyja vajzave u shkon ky kombinim.