BYRZYLYKU TE DORA E NXORRI ZBULUAR/ Vajza misterioze që po bashkëpunon me Ardian Bujupin qenka këngëtarja e famshme shqiptare? (FOTOT) – AlpeGossip
BYRZYLYKU TE DORA E NXORRI ZBULUAR/ Vajza misterioze që po bashkëpunon me Ardian Bujupin qenka këngëtarja e famshme shqiptare? (FOTOT)

BYRZYLYKU TE DORA E NXORRI ZBULUAR/ Vajza misterioze që po bashkëpunon me Ardian Bujupin qenka këngëtarja e famshme shqiptare? (FOTOT)

Kanë mjaftuar vetëm dy ditë nga publikimi i një fotoje nga Ardian Bujupi, dhe aq kohë u desh për të kuptuar se cila është vajza misterioze me të cilën po bashkëpunon këngëtari.

Në foto ai shfaqet pranë një femre mjaft seksi me rroba banjo trup, dhe fytyrën e fshehur nga rrezet e diellit që po perëndon!

Kënga e re do të mbaje titullin “Panorama”, por Ardiani nuk e zbuloi kush është vajza, edhe pse tregoi se është nga Shqipëria.

View this post on Instagram

NEXT SONG WITH…. #panorama 🇦🇱🇽🇰

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

Por byzylyku te dora i nxorri zbuluar dhe tashmë fansat po aludojnë se vajza misterioze është Xhensila Myrtezaj.

Këngëtarja ka të njëjtin byzylyk në një foto në Instagram, dhe tashmë s’ka më vend për dyshime.

Ajo madje ka komentuar te fotoja ku shkruan: “Suksese lali”, ndërsa e shoqëron postimin me një emoji që shkel syrin.

Kjo nuk është hera e parë që këta dy artistët bashkëpunojnë. Ardiani dhe Xhensila sollën bashkë edhe hitin “Çika çika” në 2018-n, me të cilin kanë marrë 103 milionë klikime.