TOP SHOW NJË HERË NË JAVË/ Alban Dudushit nuk pëlqen ndryshimi: Jo të gjitha vendimet që merren unë i duartrokas - AlpeGossip
TOP SHOW NJË HERË NË JAVË/ Alban Dudushit nuk pëlqen ndryshimi: Jo të gjitha vendimet që merren unë i duartrokas

TOP SHOW NJË HERË NË JAVË/ Alban Dudushit nuk pëlqen ndryshimi: Jo të gjitha vendimet që merren unë i duartrokas

Këtë të  shtunë i ftuari i Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në studion e “Thumb” ka qenë moderatori i njohur Alban Dudushi.

Prej një sezoni “Top Show”, programi që Albani drejton prej 15 vitesh në Top Channel trasmetohet vetëm 1 herë në javë ndryshe nga më parë kur ishte 3 herë.

Nga ana tjetër bashkëshortj a etij tashmv është 5 ditë të javës në trasmetim, si moderatore e porgramit të pasdites “Ftesë në 5”. Shpesh ndjekësit kanë pyetur se a i vjen ndopak inat Albanit tashmë që Bieta është më prezente se ai në televizion.

Pikërisht për këtë gjë e kanë pyetur edhe Aulona me Fatmëns, nëse ai bëhet xheloz për këtë fakt.

“Për Bietën jo absolutisht.
Natyrisht nuk isha po aq i lumtur që unë bëj një herë në javë emision por kjo nuk kishte lidhje me Bietën. Janë dy projekte të ndryshme. Megjithatë kam më shumë kohë të rri me djalin. Kemi ndërruar rolet tani. E kam pas të nevojshme edhe unë të rri më tepër në shtëpi, të merrem me djalin.”,- ka rrëfyer Albani.

“Top Show ka qenë përvojë e jashtëzakonshme. Nëse nuk do ishte punë që sjell kaq shumë satisfaksion nuk do të zgjaste kaq shumë. Duke qenë të gjithë njerëz egoist, natyrisht që jo të gjitha vendimet që merren unë i duatrokas dhe them që shumë mirë u bë kështu. Megjithatë vendimarrja natyrisht u takon atyre që drejtojnë televizionin. Por ama Top Show është një nga emisionet emblematike të televizionit, si “Portokalli” apo “Fiks Fare”. “,- përfundoi ai./Blitz.al/