I MARROSI TË GJITHA/ Si u bë kaq shumë e njohur kapelja gjigante e JACQUEMUS në Instagram (FOTO) – AlpeGossip
I MARROSI TË GJITHA/ Si u bë kaq shumë e njohur kapelja gjigante e JACQUEMUS në Instagram (FOTO)

I MARROSI TË GJITHA/ Si u bë kaq shumë e njohur kapelja gjigante e JACQUEMUS në Instagram (FOTO)

Historia e njohjës së kapeles më të madhe që kishim parë nisi pikërisht nga Bella Hadid, dhe më pas nga modele të tjera të njohura.Shumë herë kemi parë në ambientet ku punojmë ose në rrugë gra dhe ndonjëherë meshkuj të mbajnë kapele për tu mbrojtur nga dielli apo nga i ftohti, por rrugëtimi i kësaj që po flasim nuk ka nisur në një vënd dosido, por pikërisht në Paris! Modelja Amilna Estevao mbajti kapelen në pasarelën e JACQUEMUS në javën e modës pranverë/verë 2018.

U quajt “La bomba” ndoshta sepse bëri aq shumë zhurmë në rrjetet sociale sa do të bënte dhe një bombë! Por nuk mbetet prapa dhe çmimi i saj i kripur. Në faqen e instagramit po të kërkojmë do të na figurojnë rreth 200 imazhe me hashtag-un e kapeles gjigante. Një ndihmesë për famën e fituar dhanë dhe personazhet e njohur si Rihanna, Jessica Chastain, Emily Ratajkowski, Anja Rubik etj. Më pas ky trend u ndoq nga blogere si @theblondesalad, @garypapergirl, dhe @styleheroine. N.q.s deri më sot nuk kishit besuar rreth influencës që ka marketingu online , epo tani bëni mirë ta përdorni dhe ju!

Si cdo gjë që pëlqehet në masë do të ketë dhe ndonjë kundërshtim. Blogu i modës diet_prada reklamoi që kjo kapele është e kopjuar nga një markë meksikane “Olmos y flores”. Ky lajm u mohua direkt nga JACQUEMUS me një instagram story të thjeshtë “FAKE NEWS”.E kopjuar apo jo mesa duket pak rëndësi ka sepse kjo kapele është më e kërkuara në treg.