“FARE RASTËSISHT…”/ Iva Tiço rrëfen se si u njoh me partnerin dhe zbulon detaje nga lidhja e saj (FOTO) – AlpeGossip
“FARE RASTËSISHT…”/ Iva Tiço rrëfen se si u njoh me partnerin dhe zbulon detaje nga lidhja e saj (FOTO)

“FARE RASTËSISHT…”/ Iva Tiço rrëfen se si u njoh me partnerin dhe zbulon detaje nga lidhja e saj (FOTO)

Iva Tiço nuk është më ‘single’ dhe një foto e ndarë në Ditën e Verës, ku shihej dora e një djali, e Ivës dhe putra e qenushit të stolisura me verore konfirmoi gjithçka.

Natyrisht, tashmë që besnikja e vajzave beqare e ka ndërruar statusin e zemrës, edhe ndjekësit në rrjet janë të interesuar të dinë: si u njoh Iva me partnerin? “Pa e ditur që po njihja një njeri të rëndësishëm për të ardhmen”, ka shkruar Tiço, duke shtuar: “…fare rastësisht. Nga ato takime që mund t’i harrosh pas tre minutash, por që kur janë kismet krejt normalisht kthehen në gjënë më të rëndësishme të jetës pa asnjë sforcim.”

Dhe nuk mund të mos ndodhte, që të tjerë kurreshtarë të pyesnin: “Kush është fatlumi?”, por këtë herë, përgjigja e Ivës ka surprizuar: “Fatlumja jam unë.” Epo, jo më kot thonë që ndonjëherë, pritja ia vlen vërtetë! /News31.al