Lindja e këlyshëve të parë në botë të luanëve nga epruveta mund të jetë një zbulim i pabesueshëm për shpëtimin e maceve të mëdha.
Një luaneshë lindi dy këlyshë në në Afrikën e Jugut,një mashkull dhe një femër, krijuar nëpërmjet mbarsjes artificiale.
Kjo mund të të ofrojë shpresa për shpëtimin e specieve si tigri dhe leopardi i dëborës që kërcënohen nga zhdukja, thonë shkencëtarët.
Një ekip ekspertësh në Universitetin e Pretoria filluan kërkimiet për fertilizimin in vitro (IVF) për macet e mëdha.
Ata morën spermën e një luani mashkull, i cili u vendos brenda luaneshës që lindi dy këlyshë të shëndetshëm tre muaj e gjysmë më vonë.
Këlyshët lindën në Ukutulu Game Reserve and Conservation Centre.