Një 42-vjeçare ka rrëfyer për mediat sesi u rrëmbye dhe u shit për skllave seksi në moshën 19-vjeçare.
Kur ishte e re, Sarah Forsyth udhëtoi nga Gateshead, Tyneside në Amsterdam, pasi kishte aplikuar për një vend pune si infermiere, por një grup i zuri pritë dhe e rrëmbyen.
Sarah ka treguar për Mirror Online, se është detyruar që të shkojë në shtrat me 20 burra për një natë në distriktin e dritave të kuqe në qytet.
Zonja Forsyth rrëfen se edhe tani që ka shpëtuar vazhdon të shohë makthe rreth përvojës së saj të tmerrshme.
Ajo që i del më shumë në ëndërr është fytyra e një vajze të re nga Tajlanda, e cila u vra para syve të saj, pasi nuk kishte bërë para mjaftueshëm për tutorët.
Ajo dhe vajzat e tjera liheshin gjithë ditën pa ngrënë, ndërkohë që u bënë edhe të varura ndaj kokainës të cilën ua jepnin si formë për të lehtësuar dhimbjet.
Sarah arriti të shpëtonte nga duart e rrëmbyesve të saj në vitin 1997. Ajo më vonë dëshmoi kundër tutorëve të saj të cilët u shpallën fajtorë për trafikim dhe abuzim në një gjykatë holandeze.
Por, për shkak të ligjeve të anonimitetit, ajo kurrë nuk i mësoi emrat e tyre apo me sa vite burg u dënuan.