“FËMIJËT DO JENË KRENARË PËR TY”/ Venera Lumani shkruan për Lindin, bashkëshortin e ardhshëm (FOTO) – AlpeGossip
“FËMIJËT DO JENË KRENARË PËR TY”/ Venera Lumani shkruan për Lindin, bashkëshortin e ardhshëm (FOTO)

“FËMIJËT DO JENË KRENARË PËR TY”/ Venera Lumani shkruan për Lindin, bashkëshortin e ardhshëm (FOTO)

Venera Lumani dhe Lind Islami janë padyshim një nga çiftet më simpatikë të showbiz-it shqiptar. Gjithmonë të ëmbël, të dashuruar dhe në qendër të vëmendjes. Disa orë më parë, Venera ka zgjedhur t’i shkruajë një dedikim të shkurtër Lindit dhe fjalët e saj nuk mund të kalonin pa vëmendje.

“Për bashkëshortin tim të ardhshëm. E di që do të jesh i thjeshtë dhe modest kur vjen puna tek të treguarit e arritjeve në profesionin tënd kryesor, por në këtë moment ti duhet të ndihesh krenar për veten i dashuri im arkitekt. Të dua shumë, fëmijët e tu do jenë krenarë për ty”,-shkruan Venera. Me çfarë kuptohet nga këto pak fjalë zemre, Lindi duket se ka arritur disa qëllime me peshë në profesionin e tij si arkitekt dhe Venera nuk mund ta anashkalonte këtë moment.

Dy këngëtarët e njohur janë të fejuar dhe prej kohësh bashkëjetojnë. Kujtojmë se lidhja e tyre i ka zanafillat në ‘The Voice of Albania’.