“KAM PËRJETUAR FLUTURAT NË…”/ Si rrallëherë Capital T hap zemrën dhe tregon të pathënat (FOTO) – AlpeGossip
“KAM PËRJETUAR FLUTURAT NË…”/ Si rrallëherë Capital T hap zemrën dhe tregon të pathënat (FOTO)

“KAM PËRJETUAR FLUTURAT NË…”/ Si rrallëherë Capital T hap zemrën dhe tregon të pathënat (FOTO)

Një ndër reperët më të suksesshëm dhe më të komentuar, si nga mediat ashtu dhe nga publiku, është padyshim Capital T. Ai është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën private dhe fansat janë shumë kuriozë të dinë ç’bëhet me të.

Së fundmi, Capitali ka dhënë një intervistë për revistën “Story” dhe si rrallëherë ka hapur zemrën. I pyetur se kur do të jetë momenti që të mos jetojë më vetëm, ai është përgjigjur se kjo do të ndodhë natyrshëm. Po ashtu reperi ka zbuluar se beson shumë në dashuri dhe ka qenë i dashuruar.

“Ato ndodhin në momentin që i ndjen, që je i gatshëm t’i marrësh ato përgjegjësi, dhe e ke personin e duhur që ta ofron dashurinë dhe i tajkalon të gjitha për ty. Dashuria ekziston dhe si një njeri i gjallë i kam përjetuar edhe fluturat”, ka treguar Capitali.