DO SHKRIHENI SË QESHURI/ Bes Kallaku publikon trailer-in e “Falco”-s (VIDEO) – AlpeGossip
DO SHKRIHENI SË QESHURI/ Bes Kallaku publikon trailer-in e “Falco”-s (VIDEO)

DO SHKRIHENI SË QESHURI/ Bes Kallaku publikon trailer-in e “Falco”-s (VIDEO)

Bes Kallaku ka publikuar trailer-in e filmit të tij të ri “Falco The Movie” që pritet të dalë shumë shpejt në kinema. Aktori i njohur i humorit ka bërë një falenderim në Instagram për të gjithë kastin e filmit të tij, ku pamë se do të ketë një mori personazhesh të njohur nga Olti Curri, Bleona Qereti, Rashel Kolaneci etj.

Besi bëri dhe një falenderim special për të gjitha programet e humorit ku ka qenë pjesë dhe ku është rritur profesionalisht nga “Top Channel” në “Tv Klan”. Falenderimet vijojnë për të gjithë ekipin dhe deri të ata që ndihmuan sadopak, madje dhe “me një gotë ujë”, siç shprehet aktori.

Në video shohim Olti Currin në spital, Gent Hazizin me një bjonde seksi në krevat, tre skifterë duke grabitur (Besi, Olsi, Albano) dhe shumë situata të tjera gazmore.

“Pas më shumë se 2 vite e gjysmë punë, shumë lodhjeje, sakrificë, ju premtoj se “Falco” do ju thyejë brinjët nga të qeshurat. Është një pasqyrë e realitetit shqiptar, sjellë në mënyren më komike.

Ky, nuk është vetëm filmi im, sepse nuk do isha këtu pa ndihmën dhe eksperiencën e gjithsecilit që kam punuar gjatë gjithë karrierës sime. Ky është filmi i Besit, i Top-Channel-it, i Portokallisë, i të Dielës Shqiptare, i të gjithë juve që më keni duartrokitur deri këtu.

I gjithë stafit dhe ekipit të filmit, i të gjithë aktorëve dhe atyre që ndihmuan qoftë edhe me një gotë uji”, shprehet Bes Kallaku.