VIDEO MË E PAPARË E DITËS/ Kiara Tito tregon ç’ndodh pas 1 muaji lidhje dhe pas 2 vitesh – AlpeGossip
VIDEO MË E PAPARË E DITËS/ Kiara Tito tregon ç’ndodh pas 1 muaji lidhje dhe pas 2 vitesh

VIDEO MË E PAPARË E DITËS/ Kiara Tito tregon ç’ndodh pas 1 muaji lidhje dhe pas 2 vitesh

Kiara Tito prej disa javësh tashmë ka nisur vlogun e saj dhe çdo të premte publikon video të reja në Youtube. Në videon e rradhës, Kiara ka vendosur të tregojë ndryshimet që ndodhin mes një çifti nga 1 muaj lidhje deri pas 2 vitesh.

Për këtë video Kiara ka bashkëpunuar me moderatorin Ardit Murataj. Video nis me Kiarën e cila gatuan për Arditin dhe ai është shumë i kënaqur prej saj. Ndërsa pas 2 vitesh, Arditit i vjen në majë të hundës me të njëjtin gatim.

Në pjesën e dytë Kiara dhe Arditi tregojnë sesi një çift në fillim të lidhjes janë shumë bashkëpunues për përzgjedhjen e një filmi për ta parë së bashku. Por pas 2 vitesh nis sherri mes të dyve.

Në vazhdim Kiara tregon disa momente shumë qesharake të cilat po ju lëmë t’i ndiqni në videon e mëposhtme.