"JAM ZHGËNJYER SHUMË..."/ Morena Taraku merr vendimin që i mërziti të gjithë - AlpeGossip
“JAM ZHGËNJYER SHUMË…”/  Morena Taraku merr vendimin që i mërziti të gjithë

“JAM ZHGËNJYER SHUMË…”/ Morena Taraku merr vendimin që i mërziti të gjithë

Këngëtarja e njohur Morena Taraku ndonëse po tregohej mjaft aktive në rrjete sociale, ka marrë së fundmi një vendim që padyshim i ka mërzitur të gjithë fansat që e mbështesin dhe janë aty për të. Ndërmjet disa postimeve te bëra disa minuta më parë në Instastoryn e saj, Morena ka njoftuar se po bën një tërheqje të përkohëshme nga rrjetet sociale.

Ajo nuk do të jetë aktive për aq kohë sa ta shikojë të arsyeshme. Përpos njoftimit, Morena ka zbuluar dhe arsyen që e ka çuar të marrë një vendim të tillë. Këngëtarja është shprehur se do të fokusohet më shumë te vetja, te kujdesi për veten. Të gjithë këtë po e bën për pak qetësi dhe paqe shpirtërore.

Kjo nuk duket të jetë një periudhë e mirë për këngëtaren, e cila ndihet shumë e rënduar emocionalisht. Në postimet e saj, Morena nuk ka harruar të falenderojë të gjithë grupin e saj të fansave si dhe iu ka kujtuar dhe njëherë tjetër që i do dhe nuk do që t’i mërzisë. Në këtë etapë të jetës ajo do t’i përkushtohet vetes dhe familjes.

‘Doja t’iu falenderoj për çdo pikë dashurie që më keni fal, për çdo koment e çdo përkrahje. Unë nga sot do jem pak e shkëputur nga rrjetet sociale dhe dua të fokusohem në qetësinë time shpirtërore dhe në brendësinë time. Ne si artistë ndonjëherë harrojmë të falim dashuri e kujdes te vetja. Shumë dashuri por edhe urrejtje, ofendime…gjitha këto i mban mbi supe një artist. Unë kam dhënë pak apo shumë për artin shqiptar, atë e dinë mirë ato që kanë qenë në rrugëtimin tim me mia. Jam shumë e zhgënjyer nga shumë gazeta e gazetarë që për interesa të veta personale, njollosin mundin tonë. Më pas ajo ka vazhduar: “Ju betohem gjithë atyre që më duan dhe që ndoshta me këtë lajm edhe do i mërzis por kam nevojë të dua veten dhe familjen time, që asnjëherë s’pata kohë aq sa duhet për ta. Juve Morenatorsa që jeni aty ku është gëzimi e dhimbja ime gjithmonë dua të iu them që iu kam në zemër dhe shpirt në çdo cep të jetës”,-ka shkruar Morena.