Para ndërhyrjes në hundë, Xhensila Pere kishte një truk për të dalë bukur në FOTO! Ja si… – AlpeGossip
Para ndërhyrjes në hundë, Xhensila Pere kishte një truk për të dalë bukur në FOTO! Ja si…

Para ndërhyrjes në hundë, Xhensila Pere kishte një truk për të dalë bukur në FOTO! Ja si…

Ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere, ka rrëfyer sekretin e saj për të dalë bukur në foto para se të kryente operacionin në hundë.

E ftur te “Rudina”, Xhensila u shpreh se kishte filluar të mësonte trukun për t’i orientuar fotografët vetëm në një profil – atë që nuk ia tregonte defektin.

Ajo tregoi se kishte vite që e mendonte ndërhyrjen dhe megjithëse kishte frikë, e mori vendimin më në fund.

Siç rrëfeu ajo sot, ky ishte gabimi që nuk bëri para se të kryente ndërhyrjen: “Gabimi që nuk kam bërë para ndërhyrjes në hundë ishte që nuk kam marrë foton e dikujt tjetër për t’ia treguar mjkut. Madje, me të qeshur, i kam kërkuar “të lutem mos më ndrysho atë stil. Dua të jem e njëjta Xhensilë, vetëm me një hundë perfekte”, tha modelja sipas “Class”.

 

Xhensila u shpreh se është e kënaqur me rezultatin dhe se tashmë nuk ruhet për profilin e fotove si dikur, por, ç’është më e rëndësishmja, as nuk e fsheh këtë para publikut të saj:

“Më duket fyerje inteligjence ta fsheh para publikut këtë gjë. S’mund ta bësh përpara publikut që të njeh dhe të ka mbështetur për të qenë aty ku je”, – tha Xhensila duke theksuar se tani ndihet shumë mirë me veten.