I DINIT? Të gjithë përfitimet shëndetësore që merrni nga salmoni sa herë e gatuani atë - AlpeGossip
I DINIT? Të gjithë përfitimet shëndetësore që merrni nga salmoni sa herë e gatuani atë

I DINIT? Të gjithë përfitimet shëndetësore që merrni nga salmoni sa herë e gatuani atë

Google “salmon kalon rrugën” dhe ju do të gjeni dhjetëra video prej meje dhe shokëve të mi

Peshqit në përgjithësi njihen për përfitimet e shumta shëndetësore. Ato nuk kanë asnjë anë negative por vetëm të mira që vijnë për shëndetin tuaj. Salmoni është i pasur me Omega 3 dhe një shije jo shumë të fortë dhe të mirë. Ai shpesh gatuhet por mund të hahet dhe krudo.

Është i pranishëm dhe në gatimet kineze dhe japoneze sepse është ushqim i shkëlqyer, i pasur me proteina, yndyra shumë ushqyese, vitamina (Tiamin, Niacin, Vitamina B6, Vitamina B12) dhe disa minerale (fosfor dhe selen). Ushqimi i detit ka më pak kalori dhe yndyrë  krahasuar me mishin e kuq.

Prandaj rekomandohet peshku të konsumohet dy here në javë.

Ai njihet dhe në përdorime të shpeshta në këtë mënyrë: Tradicionalisht, salmoni i tymosur me bimë aromatike (dëllinjë, rozmarinë, dafinë) është receta më e përdorur; i prerë në feta të holla ai bëhet edhe një meze e përsosur dhe e çmuar. Në supermarkete salmoni i tymosur kryesisht vjen nga Norvegjia dhe Skocia.
Ka dy teknika kryesore për salmonin e tymosur: horizontale dhe një vertikale e cila prodhon një mish të mirë dhe më të fortë.

Kur blini një paketë salmon duhet të siguroheni që skajet e mishit të mos jenë të thara; një sipërfaqe shumë e yndyrshme dhe me shkëlqim nuk është tregues për një salmon të mirë.

Pasi ta keni hapur salmonin e paketuar, duhet ta konsumoni brenda 3 ditëve.