FIFI NIS PUSHIMET E MERITUARA/ Këmbë mbi këmbë buzë pishinës… (FOTO) – AlpeGossip
FIFI NIS PUSHIMET E MERITUARA/ Këmbë mbi këmbë buzë pishinës… (FOTO)

FIFI NIS PUSHIMET E MERITUARA/ Këmbë mbi këmbë buzë pishinës… (FOTO)

Këngëtarja e njohur Fifi është kthyer në një ndër personazhet më të komentuara në media që gjithmonë di si të tërheqë vëmendjen. Këtë verë Fifi ka qenë shumë e angazhuar me muzikë dhe kënga e saj më e fundit titullohet ‘Shqipe’.

Më në fund këngëtarja ka nisur pushimin e merituar. Ajo ka shpërndarë në Instastory një video nga pishina e një hoteli dhe shkruan se ka punuar shumë për këto ditë.“Punova shumë për këto pushime…dhe jam shumë kreanre për veten, për çfarë kam arritur deri sot…e do jem akoma më krenare në ditët, muajt, vitet në vijim…”- ka shkruar këngëtarja, ndërkohë që po relaksohet në ditët e saj të pushimit.

Kujtojmë që Fifi do të marrë pjesë dhe në edicionin e ri të ‘Kënga Magjike’ dhe kënga e saj mban titullin ‘Mbarova’.