“JE SHEMBULLI IM MË I MIRË…”/ Olsi Bylyku poston FOTON e veçantë me të atin kur ka qenë i vogël, ja si e uroi për ditëlindje – AlpeGossip
“JE SHEMBULLI IM MË I MIRË…”/ Olsi Bylyku poston FOTON e veçantë me të atin kur ka qenë i vogël, ja si e uroi për ditëlindje

“JE SHEMBULLI IM MË I MIRË…”/ Olsi Bylyku poston FOTON e veçantë me të atin kur ka qenë i vogël, ja si e uroi për ditëlindje

Aktori Olsi Bylyku është një prej figurave më të njohura të ekranit dhe një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

Ai mundohet të jetë sa më aktiv në rrjete sociale, ku ndan me ndjekësit jo vetëm pjesë të punës së tij por edhe shumë momente nga përditshmëria.

Aktori ka treguar gjithmonë se është tepër i lidhur me familjen e tij, ashtu siç ka treguar edhe njëherë sot në ditëlindjen e të atit.

Olsi e quan babain shembullin e jetës së tij, nga i cili ka mësuar si t’i arrijë gjërat me djersë dhe me nder.

Ai ka publikuar një foto të vjetër nga fëmijëria, ku e ati e mban në krahë, ndërsa në sy na ranë menjëherë flokët bjond të Olsit.

“Edhe 100 vjeç bab! Je për mua baba, shok, vlla dhe shembulli më i mirë sesi gjërat në jetë arrihen me djersë dhe nder.”- shkruan aktori krahas postimit.