Elsa Lila AKUZOHET për vjedhje autorësie në bashkëpunim me italianin! Ja për çfarë bëhet fjalë… (VIDEO) – AlpeGossip
Elsa Lila AKUZOHET për vjedhje autorësie në bashkëpunim me italianin! Ja për çfarë bëhet fjalë… (VIDEO)

Elsa Lila AKUZOHET për vjedhje autorësie në bashkëpunim me italianin! Ja për çfarë bëhet fjalë… (VIDEO)

Këngëtarja e mirënjohur Elsa Lila është një prej talenteve më të njohura të Shqipërisë. Prej disa kohësh ajo po qëndron larg skenës, mirëpo jo larg vëmendjes së mediave. Së fundmi Elsa është bërë pjesë e një problemi në lidhje me të drejtat e autorit, pasi akuzohet se këngëtarja ka kryer një vjedhje.

Kompozitori Genti Lako ka thënë se artistja ka vjedhur këngën “Buzët më ishin tharë”, e cila është produksion i Lakos, i kënduar në formën origjinale nga Eranda Libohova.

“Miqtë e mi, mbas ‘Zonja dhe zotërinj’ që më vodhën në Serbi pa të drejta, ma vodhën dhe këtë këngë. Nuk i kam dhënë leje ta këndojë. Turp që e merr pa leje. As me vdek s’po na lejnë rehat!”- ka shkruar kompozitori i famshëm.

Sipas Lakos, ripërpunimi i këngës më versionin italian nga artisti Piero Fabrizi, ishte bërë pa lejen e tij dhe kjo gjë e ka revoltuar autorin e këngës, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.