Pavarësisht se kemi hyrë në sezonin e verës dhe temperaturat nuk premtojnë shumë, pjesa më e madhe e njerëzve duket sikur po përgjojnë kur del dielli që të shkojnë me vrap në plazh.
Me siguri, edhe ju ashtu sikurse ne i keni ndjekur këto ditë Vip-at shqiptarë në rrjetet sociale, të cilët dashur pa dashur na e kanë bërë “zili” me fotot e tyre të pushimeve.
Ndërkohë që ne mendojmë për pushimet dhe nëse ju akoma nuk e keni ndarë mendjen për destinacionin tuaj, mbase inspiroheni prej tyre. Ku i dihet!
Por ku janë duke pushuar disa prej personazheve të njohur të showbizz-it shqiptar? AlpeNews.al ju sjell disa prej tyre.
Poni ka zgjedhur që të pushojë në plazhet e Puerto Ricos dhe është përshtatur me look-un e vajzave atje.
Alketa Vejsiu ka nisur pushimet ekzotike në Afrikë.
Aurela Gaçe ndodhet me pushime në Antalya të Turqisë.
Të njëjtin destinacion ka zgjedhur dhe Rudina Dembacaj
Moderatorja simpatike Luana Vjollca ka treguar se ndodhet në Punta Cana në Republikën Domenikane, në një ndër vendet ekzotike më të preferuar të saj dhe të Marinës.
Xhensila dhe Besi janë sa në një vend në tjetrin, por sot çifti kanë treguar se ndodhen në Sarandë.
Çifti Klea Huta Elgit Doda kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria.
Aulona Musta nuk i ka nisur pushimet afatgjata, por fundjavave ka treguar se i kalon në Spille.
Përgatiti AlpeNews.al