“I GJITHË TRUPI M’U RRËNQETH”/ Flori i dedikoi këngën e dasmës, flet biznesmeni i njohur (VIDEO) – AlpeGossip
“I GJITHË TRUPI M’U RRËNQETH”/ Flori i dedikoi këngën e dasmës, flet biznesmeni i njohur (VIDEO)

“I GJITHË TRUPI M’U RRËNQETH”/ Flori i dedikoi këngën e dasmës, flet biznesmeni i njohur (VIDEO)

Para disa ditësh këmngëtari shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, publikoi këngën e titulluar ‘Thjesht të du’. Kënga shoqërohet nga një videoklip dasme dhe protagonistët janë biznesmeni Petrit Kllokoqi dhe Erza Peci.

 

Këtë të hënë, Petriti ishte i ftuar në emisionin ‘Rudina’ bashkë më të motrën, Blerina Kllokoqi Rugova. I ftuar në studio, biznesmeni ka folur për historinë e dashurisë me Erzën, duke treguar se kanë katër vite që njihen. Propozimi për martesë ishte tejet i veçantë dhe ai u bë në Afrikë, në 24 Shkurt 2018.

Po ashtu, Petriti ka treguar si ndodhi që u bë pjesë e videoklipit të Florit dhe emocionin që ka ndjerë gjatë tij. “U bëmë pjesë e një videoklipi shumë të bukur, mirëpo më e bukura e gjithë videoklipit ishte se nuk e kishim përgatitur për videoklip. Ishte gjithçka reale, një ngjarje reale, unë veproja ashtu, kërceja ashtu, e dashuroja vërtet ashtu. Dhe të gjitha këto u përmblodhën, ishte një ide e Florit që të bëhej videoklip dhe më pëlqeu shumë edhe mua”, ka treguar ai.