REFUZO PJESËMARRJEN TEK EDICIONI I PARË NGA DONALDI/ Ish-i dashuri i Bora Zemanit pjesë e “Big Brother 2” – AlpeGossip
REFUZO PJESËMARRJEN TEK EDICIONI I PARË NGA DONALDI/ Ish-i dashuri i Bora Zemanit pjesë e “Big Brother 2”

REFUZO PJESËMARRJEN TEK EDICIONI I PARË NGA DONALDI/ Ish-i dashuri i Bora Zemanit pjesë e “Big Brother 2”

Personazhet e dalë nga “Big Brother Vip” janë shndërruar ndër më të suksesshmit në tregun e showbizzit.

Famën që ua dha ky format duket se ia kanë zili edhe artistë të tjerë që refuzuan ftesën. E teksa jemi ende larg nga nisja e edicionit të dytë, kanë nisur të përfliten personazhet e para që mund të jenë pjesë e formatit. Nuk mund të kalonte pa vëmendjen emri i Dj Vin Velit.

Ndonëse prej vitesh ai ka një karrierë të suksesshme, në media gjithnjë emri i tij atashohet me atë të moderatores Bora Zemani, pasi Dj është ish-partneri i Zemanit. Çifti kanë qenë lidhur para shumë vitesh dhe nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë edhe djali i tyre, Arbor. Prania e Vinit në “Big Brother” pritet të sjellë një tjetër pjesë nga “telenovela” e Bora Zemanit.

Boraa Vini 1

 

 

 

Teksa duket se të gjitha palët e përfshira në këtë histori kanë reaguar, duke sqaruar gjithçka, një pjesë tjetër e historisë mbetet ende e pazbuluar. Futja e tij në spektakël do të nxirrte në pah të tjera detaje nga jeta e ish-çiftit, duke rikthyer edhe një herë vëmendjen e publikut nga moderatorja, që nga ana tjetër zgjedh të heshtë gjithnjë kur vjen puna për jetën e saj private.

Vin Veli ka qenë i ftuar edhe vitin e shkuar për të marrë pjesë në “Big Brother”, por duket se ai ka refuzuar. “Nuk kisha mundësi të isha pjesë e atij spektakli, “Big Brother VIP Albania”. Po mundohem të ndjek gjëra që janë më happy, më të bukura”, tha ai në një intervistë të tij, ku zbuloi për ftesën që kishte marrë. Më pas ai shtoi se si ai ka dhe njerëz të tjerë që nuk shohin “Big Brother”, për arsye nga më të ndryshmet.

Revuig0f 400x400

“Jam i sigurt se ka njerëz që nuk janë të përfshirë 24 orë në atë që ndodh sepse merren me libra, merren me sport, merren me biznes. Dhe njerëzit që janë të suksesshëm, e përqendrojnë energjinë e tyre te gjërat që u duhen, jo te gjërat që i rrethojnë. Ka një arsye dhe nuk është kaq e çuditshme që unë nuk ndjek një emision. Si unë ka edhe të tjerë”, do të thoshte artisti, duke mos e fshehur ironinë për formatin.

Në fakt, produksioni e ka kërkuar të ishte pjesë e sezonit të shkuar, ku do të ishte si lojtar përballë Donaldit, ish-partnerit të nënës së djalit të tij. Por ndonëse është ende herët për t’u thënë, në rrjet po qarkullon lajmi se Vin Veli është ende një personazh i dëshirueshëm për të qenë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother”. Gjatë kohës që rrjeti shpërtheu nga historia Bora-Donald-Beatrix, Vin Veli në rrjetet sociale ironizoi situatën e krijuar. Së bashku me partneren e tij të re, ai publikoi një foto ku dukej ironia drejtuar trekëndëshit të dashurisë, BoraDonald-Beatrix.

Boraa Vini 4

Na ndihmoni me ca kokoshka”, shkruante ai si një mesazh aspak mbështetës për ish-partneren e tij. Por duket se gjithçka u la pas kur ai u shfaq në ditëlindjen e Borës. Vini ishte i ftuar edhe në 30-vjetorin e Bora Zemanit dhe u shfaqën shumë të qeshur pranë djalit të tyre. Teksa në media flitej e përflitej historia e saj me Donaldin, Vin Veli dhe Bora u shfaqën në festë të pashqetësuar nga gjithçka kishte ndodhur.

I ftuar në emisionin “N’Zoom” ai foli për lidhjen e tij me Arborin, si edhe për lidhjen e tij me moderatoren. “Duke qenë se dhe kam një vetë menaxhim të kohës, një pjesë shumë të mirë ia dedikoj Arborit pa diskutim. Fundjavat, por edhe ditë të javës pas shkollës, patjetër që mundohem të jem sa më afër. Kam një raport shumë të mirë (me Borën) dhe patjetër që e kam uruar çdo ditëlindje, jo vetëm këtë 30-vjetor. Thjesht urim, kaq. Unë, kudo që njoh, mundohem të jap mesazhin tim edhe te miqtë e mi që kanë të njëjta probleme apo mund të kenë histori të ngjashme. Larg urrejtjes dhe larg nxitjes së dhunës, sidomos larg urrejtjes më tepër te fëmija. Patjetër që mendoj që jam shembull dhe jam munduar gjithmonë të jem shembull për këtë pjesë”, është shprehur Vini.

Boraa Vini 5

Kjo nuk është hera e parë që ata shfaqen pranë njeri-tjetrit, pasi Bora dhe Dj-i janë bërë bashkë në evenimente të ndryshme me rëndësi për ta, si ditëlindja e birit të tyre apo ceremonitë e tij në shkollë. Mbetet për t’u parë nëse Dj do ta pranojë ftesën për të kaluar 100 ditë në program këtë herë. Ndërkohë, mediat online kanë publikuar disa prej emrave që pritet të jenë pjesë e formatit.

Boraa Vini 1

Eva Murati, Kejvina Kthella, Shpat Kasapi, Fatjon Kuqari, Roza Lati janë disa nga emra që po lakohen. Ndërkohë, një tjetër emër që refuzoi ftesën sezonin e parë ishte Lorik Cana. Ish-kapiteni i Kombëtares në vend të tij, çoi kushëririn, Granitin. Por duket se për sezonin e ardhshëm, ai e ka sërish ftesën, vetëm se këtë herë po e konsideron pranimin e ofertës së tij. Edhe vajza e Sabianit ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e “Big Brother”.

Big Brother Arbana Osmani

 

Ndaj mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ftesë për Keisin. Natyrisht që këta janë vetëm emrat e parë të personazheve që përfliten në rrjet dhe do të duhet edhe pak kohë për të konfirmuar nëse ndonjëri prej tyre realisht do të bëhet pjesë e lojës për çmimin e madh. Ndërkohë, me të përfunduar edicioni i parë i “Big Brother”, të shumtë kanë qenë ata që kanë nisur me pyetjet se kur do të nisë edicioni i dytë.

Ka qenë vetë moderatorja, Arbana Osmani që ka bërë me dije se në shtator do të nisin përgatitjet për edicionin e ardhshëm, duke u përpjekur mos të jap shumë detaj rreth surprizave që do të kishte. Sipas Arbanës, gjithçka do të ishte gati në fund të janarit për të nisur me spektaklit. E deri atëherë të tjera detaje do zbulohen dhe dinamika të reja do të zhvillohen.

Ndërkohë që banorët e shtëpisë sot janë ndër më të klikuarit dhe më të paguarit për reklamat e tyre, pritet që vitin e ardhshëm personazhe më në zë dhe më me peshë në showbizz të bëhen pjesë e lojës 100-ditëshe, jo vetëm si pretendentë për çmimin e madh, por për të përfituar edhe për famën që ky format të jep.