Agnesa Vuthaj uron personin më të rëndësishëm në jetën e saj: Engjëlli im mbrojtës – AlpeGossip
Agnesa Vuthaj uron personin më të rëndësishëm në jetën e saj: Engjëlli im mbrojtës

Agnesa Vuthaj uron personin më të rëndësishëm në jetën e saj: Engjëlli im mbrojtës

Agnesa Vuthaj është një nga vajzat më të bukura shqiptare, por edhe ndër më të suksesshmet. Ditën e sotme biznesmenja e njohur ka publikuar dy foto me njërën nga motrat e saj e cila feston ditëlindjen. Krahas tyre ajo shkruan fjalët më të ëmbla drejtuar një prej personave më të rëndësishëm në jetë. “Sot është një nga ditët më të bukura, data e lindjes së motrës sime, engjëllit tim mbrojtës në rrugëtimin tim nga fëmijëria, e që vazhdon të më këshillojë e mbrojë çdo ditë! Urime ditëlindjen! Festofshim edhe shumë vite të bukura bashkë duke krijuar kujtime të reja, të këndshme e të paharrueshme”,-ka shkruar Agnesa.