Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Sheila Haxhiraj, është komentuar shumë në mediat sociale për jetën e saj private. Këngëtarja e njohur fillimisht u përfol se është në një lidhje me ish-banorin e BBV, Kledi Hysa.
Por më pas u sqarua se mes tyre kishte vetëm miqësi, pasi Sheila kishte vendosur që Kledin ta kishte protagonist në videoklipin e këngës së saj.
Pas kësaj, këngëtarja u komentua për historinë që fshihet pas këngës së saj të fundit dhe që bëri goxha bujë në media për shkak të pozave sensuale të saj me një vajzë.
Gjatë një interviste Sheila zbuloi se kjo këngë është bazuar në një histori të vërtetë të saj, e cila u dyshua se është një histori romantike. Por, në fakt jo. Artistja tha se kënga i dedikohet një shoqeje që ka ndërruar jetë për shkak të leuçemisë dhe që ka qenë si motër për të.
Ndërsa së fundmi këngëtarja e njohur ka marrë një “propozim” publik nga qyteti i Dibrës. Në një bisedë virtuale me ndjekësit në “Instagram”, dikush shkruan:
“A të jep mami në Dibër?”
Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri e ka publikuar shkrimin e ndjekësit, duke pyetur të ëmën, Diana Haxhiraj, për përgjigjen.