PUTHJE DHE PËRQAFIME NË ASHENSOR/ Erosi sapo bëri gjestin më të ëmbël për Oriolën dhe na la pa fjalë (FOTO) – AlpeGossip
PUTHJE DHE PËRQAFIME NË ASHENSOR/ Erosi sapo bëri gjestin më të ëmbël për Oriolën dhe na la pa fjalë (FOTO)

PUTHJE DHE PËRQAFIME NË ASHENSOR/ Erosi sapo bëri gjestin më të ëmbël për Oriolën dhe na la pa fjalë (FOTO)

Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale, të cilët tashmë nuk ngurrojnë ta shprehin publikisht ndjenjën e tyre.

Madje, në rrjete sociale nuk ka munguar herë pas here edhe ndonjë pozë e dyshes, që është në kulmin e lumturisë.

Eros dhe Oriola ndihen me fat që kanë në krahë njëri-tjetrin dhe këtë përpiqen ta shprehin në mënyra të ndryshme.

Veç komenteve plot sheqer në Instagram, Erosi ka zgjedhur edhe të vendosë një foto profili me Oriolën, të cilën mund ta shohë kushdo.

Çifti shfaqet në momente romantike në ashensor, teksa futbollisti i dhuron një puthje modeles bukuroshe, e cila ka hedhur krahët rreth tij.

A s’janë të ëmbël?