Kurdo herë që kam bërë seks këto 10 vitet e fundit, dijeni që kam qenë i pirë – AlpeGossip
Kurdo herë që kam bërë seks këto 10 vitet e fundit, dijeni që kam qenë i pirë

Kurdo herë që kam bërë seks këto 10 vitet e fundit, dijeni që kam qenë i pirë

Jam dyzetë e pak vjeç dhe kurdo herë që kam bërë seks këto dhjetë vitet e fundit, kam qenë i pirë keqazi. Rregullisht, jam zgjuar me dhimbje koke, përbri një gruaje, tolerant me veten për ç’ndodhi mbrëmë.

Kam harruar më shumë ndodhi nga ç’mbaj mend, por tani e di, pasi ndërhynë miqtë, që shpeshherë i kam tejkaluar limitet e konsentit me sjellje të papërshtatshme. Duke marrë parasysh se pija deri sa më binte të fikët, fakti që veprimet e mia s’ishin aq keq është më tepër punë fati se inteligjence.

Kisha një partnere të rregullt gjatë kësaj periudhe, dhe s’e kuptoj dot pse më duronte të dehur. Seksi me të ishte me nerva, i frustruar dhe me kalimin e kohës bëhej i errët. Ishim të dy në mohim të thellë për zgjedhjet tona në jetë. Urrejtja ndaj vetes ishte e fuqishme.

Kishte diçka që nuk shkonte me gratë që më konsideronin tërheqës. Isha trupëzimi i asaj shakasë nga Groucho Mars: “Nuk dua të jem pjesë e asnjë grupi që është i gatshëm të më pranojë si anëtar.” Jam i shkurtër, pak tullac, topolak dhe me dhëmbë të çuditshëm. Sidoqoftë, pas ca shishesh verë, bëhem argëtues dhe joshës, madje.

Joshjet vareshin tërësisht nga shishja e tretë, katërt ose e pestë. Ç’ndodhte më vonë është e turbullt. Në këto momente, po kërkoj ndihmë për varësinë time. Më vjen turp për atë që mesa duket, shumë pak njerëz janë të gatshëm të falsin: seksin shkatërrues që pason.