KORONAVIRUSI/ E izoluar në Turqi larg familjes, flet e pikëlluar Morena Taraku (FOTO) – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ E izoluar në Turqi larg familjes, flet e pikëlluar Morena Taraku (FOTO)

KORONAVIRUSI/ E izoluar në Turqi larg familjes, flet e pikëlluar Morena Taraku (FOTO)

Këngëtarja e njohur Morena Taraku jeton prej kohësh në Stamboll të Turqisë. Qeveria ka lajmëruar se për 48 orë do të mbyllet gjithçka dhe në një status në Instastory, Morena shkruan se ndodhet e vetme dhe larg familjes së saj.

Ajo ka treguar se lajmi i izolimit e ka mërzitur shumë dhe lutet t’i shohë sa më parë të afërmit e zemrës. Morena shkruan se e ka publikuar këtë shkrim në Instastory për të gjithë ata që ndihen njësoj si ajo në këtë situatë.

“Shpresoj që jeni mirë. Në Istanbul sot kanë vendosur që 48h të mos dilet askund, të qëndrojmë vetëm në shtëpi. Unë kam qëlluar larg familjes time dhe tani që dëgjova që ne nuk mund të dalim 48h as tek dera e shtëpisë, u mërzita shumë dhe po lutesha që të na lejojë Zoti t’i shohim edhe njëherë sa më parë të afërmit e zemrës.

Ata që janë afër familjes, sa më shumë dashuri për njëri-tjetrin. Kurse ata që karantina i ka ndarë nga njerëzit e zemrës, sikurse mua, në mesin e miliona njerëzve të huaj, lutuni që sa më shpejt Zoti të bëjë mrekullira dhe të takohemi përsëri me ata që duam.

Unë kam vetëm këtë lutje tek ti Zot…

Desha ta ndaj me ju, sepse ky shkrim mund të ishte edhe tek ditari im dhe të mos e lexonte askush… por ta dish që ti nuk je i vetmi që ndihesh kështu.

E juaja, Morena”, shkruan Morena.