EMOCIONUESE/ Koronavirusi, mami i Rita Orës krah mjekëve në Britani – AlpeGossip
EMOCIONUESE/ Koronavirusi, mami i Rita Orës krah mjekëve në Britani

EMOCIONUESE/ Koronavirusi, mami i Rita Orës krah mjekëve në Britani

Bota po përballet më një pandemi, ku me qindra persona po humbasin jetën dhe me mijëra të tjerë po infektohen në ditë.

Shumë persona po japin kontributin e tyre për të dhënë ndihmë në këtë situatë kaq të vështirë. Kështu ka bërë edhe mamaja e Rita Orës, Vera e cila ka vendosur të japë kontributin e saj në këtë periudhë të vështirë.

Vera 56 vjeç me profesion psikiatre, por ajo ka vendosur që të vijë në ndihme kolegëve të saj kundër ‘luftës’ së koronavirusit.

Nëna e Rita Orës ka publikuar një video ku u ka kërkuar ndjekësve të saj që të qëndrojnë në shtëpi që të munden tja dalin mbanë ndaj kësaj pandemie.

“Ashtë një kohë shumë e rrezikshme, askush nuk është i sigurt, ndaj duhet të qëndroni në shtëpi. Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe ndiqni udhëzimet që të mund t’ju ndihmojnë. Ju dua të gjithëve” shprehet Vera.

Kujtojmë që në Britani deri më tani 423 persona kanë humbur jetën, ndërsa 8.167 janë të infektuar.