DO T’A ADHURONI/ Trendin e ri të xhinseve, sapo e prezantoi Gigi Hadid në 24-vjetorin e lindjes – AlpeGossip
DO T’A ADHURONI/ Trendin e ri të xhinseve, sapo e prezantoi Gigi Hadid në 24-vjetorin e lindjes

DO T’A ADHURONI/ Trendin e ri të xhinseve, sapo e prezantoi Gigi Hadid në 24-vjetorin e lindjes

Mund të kishte zgjedhur një fustan me shkëlqim, që të ndriçonte në natën e saj të madhe të festës, siç bëjnë shumë modele, bashkëmoshatare të saj, por jo. Gigi Hadid zgjodhi të vishej kokë e këmbë me xhinse për 24-vjetorin e lindjes. Natyrisht, s’mund t’i kishte të zakonshme.

Supermodelja e famshe Gigi Hadid i ftoi miqtë dhe familjarët në “L’avenue”, në NYC, për party dhe për vete zgjodhi të vishet me xhins. Xhinset ishin të personalizuara dhe Gigi e demonstroi shumë herë simbolin që ishte dizenjuar në emër të saj – numrin 24. Levi’s, marka e famshme, përshtati siluetën e lartë për supermodelen dhe shtoi mbi të “24”, në gju, që tregonte moshën.

Bashkë me kostumin xhins, Gigi zgjodhi edhe disa detaje për ta kompletuar look-n, megjithatë, sytë e të gjithëve mbetën te xhinset.

Të tilla do të jenë edhe xhinset e këtij sezoni, pranverë – verë 2019. Gjithçka keni parë ose do të shikoni nga pasarelat, nga blogeret e njohura të modës apo edhe nga street style. Stili boyfriend, por edhe ato me bel të lartë që vijnë nga vitet ’90 (mom’s jeans) do të dominojnë stinën e ngrohtë.