Modelja shqiptare rrëfen “merakun” që ka në muajin e shtatë të shtatzënisë: Kam frikë se… (FOTO) – AlpeGossip
Modelja shqiptare rrëfen “merakun” që ka në muajin e shtatë të shtatzënisë: Kam frikë se… (FOTO)

Modelja shqiptare rrëfen “merakun” që ka në muajin e shtatë të shtatzënisë: Kam frikë se… (FOTO)

Karrierën si modele e ka filluar që në moshën 15-vjeçare. Ka sfiluar dhe pozuar për firma të ndryshme, kalendarë, reklama.

Është fjala për bukuroshen Amina Shena, e cila është në pritje për t’u bërë nënë.

Në vitin 2009 mori pjesë në një konkurs bukurie, ku u vlerësua me çmimin “Miss queen of the Europe” dhe “Miss fotozhenia”. Së fundmi ka qenë pjesë e një formati televiziv.

Ndërkohë modelja është në një lidhje disavjeçare me reperin e njohur Lazy. Pasditen e sotme Amina ka qenë e ftuar në “Pop Culture”, ku rrëfeu se është shtatë muajsh shtatzënë.

Por nuk e ka lënë mënjanë modelingun. Amina rrëfen se do të kthehet shumë shpejt. Madje, edhe gjatë kësaj periudhe të pritjes së ëmbël ka pasur mjaft oferta për të qenë pjesë e seteve artistike.

“Duhet të kem rënë në peshë për tre muaj”, – thotë ajo pas pyetjes nëse do të rikthehet në punë. Por si do ia bëj? “Nuk e di, do përpiqem” – përgjigjet qetësisht dhe si me merak, por e di që do të rikthehet shpejt ku ka qenë.