“KANGA E GJYSHES”/ Mjeshtri Agim Krajka tregon për herë të parë si lindi krijimi brilant – AlpeGossip
“KANGA E GJYSHES”/ Mjeshtri Agim Krajka tregon për herë të parë si lindi krijimi brilant

“KANGA E GJYSHES”/ Mjeshtri Agim Krajka tregon për herë të parë si lindi krijimi brilant

Nuk besojmë se ka një shqiptar që ka dëgjuar dhe nuk është mahnitur nga “Kënga e Gjyshes”, një krijim brilant nga mjeshtri Agim Krajka.

Ama, ajo që nuk dinim është se kjo këngë e paska një fill të vërtetë dhe personal për kompozitorin Krajka.

Mbrëmjen e djeshme në Top Channel në Soirée me Jonida Shehun, patëm mundësi të shijojmë një pjesë të kësaj krijimtarie.

I pyetur nga moderatorja lidhur me këngën e tij të preferuar, Krajka u përgjigj: “Kënga e Gjyshes… kam pasur një marrëdhënie të veçantë me të. Unë kam pasur 6 motra dhe gjyshja dinte kë të ndante se isha djali i vetëm”, -u shpreh mjeshtri.

“Kur shkruajta këngën, i thashë gjyshes, eja dëgjo. Mora një shilte, vumë radion. Tha ai në radio, tani do dëgjoni një këngë për gjyshen nga Vaçe Zela, e kompozuar nga kompozitori Agim Krajka. Filloi kënga dhe mbaroi. E më thotë gjyshja, dëgjo more bir, një pallat 10 katësh të bëje për mua, nuk do më hynte në punë me këtë nder që më ke bërë. Vetëm dije një gjë, kur të vdes, 10 metra nën dhe të jem, mu drejto për çdo gjë sepse do të jem aty për ty!”

“E kam idhullin tim dhe duket se ma pagoi Zoti!”, – ka përfunduar Krajka.