“ZOT,NUK MERRJA DOT FRYMË”/ Soni Malaj për pak ka ndaluar së kënduari në recitalin e saj. Ja arsyeja – AlpeGossip
“ZOT,NUK MERRJA DOT FRYMË”/ Soni Malaj për pak ka ndaluar së kënduari në recitalin e saj. Ja arsyeja

“ZOT,NUK MERRJA DOT FRYMË”/ Soni Malaj për pak ka ndaluar së kënduari në recitalin e saj. Ja arsyeja

Më datën 1 maj këngëtarja e talentuar Soni Malaj ka mbajtur një recital madhështor në Amfiteatrin e Tiranës dhe ka rrëfyer detaje të hollësishme rreth tij sot gjatë emisionit “Trokit” që transmetohet në “InTv”.

Përgjatë performancës së saj këngëtarja është përballur me një moment aspak të këndshëm, i cili për pak ka bërë që Soni të ndalonte së kënduari.

Po flasim për një surprizë që ishte planifikuar për këngëtaren gjatë kohës kur ajo do performonte që lidhej me efektin e dëborës.

Teksa Soni po këndonte këngën “Ndarja”, siç edhe ajo sqaroi ditën e sotme në emisionin në fjalë, një top shkume sapuni i është futur në grykë.

E gjitha kjo qenë një sakrificë më vete për këngëtaren që të vazhdonte të performonte sikur nuk ka ndodhur asgjë, pasi fyti i digjte shumë.

“Në një moment filloi jo borë, por stuhi bore. Ishte futur një top në gojë, në hundë dhe kisha edhe sipër mikrofonit. Unë nuk merrja dot as frymë dhe po më digjte fyti ndërkohë që unë kisha për të kapur një notë akute dhe thoja, oh Zot. Thoja me vete duhet të bëj çdo gjë, por jo ta ndaloj. Mua më ka ndihmuar pafund publiku sepse publiku po e këndonte në të njëjtën kohë me mua. Ishte e pamundur që të mos kollitesha. Brenda 2 sekondave kam pastruar fytin dhe madje unë kam edhe një video në Instagram ku luftoj me borën. Ishte shkumë sapuni imagjino”, tregoi Soni.

Por ndonjëherë surprizat nuk rezultojnë të jenë të këndshme siç ne mund të presim dhe ky rast e dëshmon më së miri…