PO I BËJNË GJËRAT SERIOZE/ Aktorja prezanton familjen me të dashurin 30 vite më të ri (FOTO) – AlpeGossip
PO I BËJNË GJËRAT SERIOZE/ Aktorja prezanton familjen me të dashurin 30 vite më të ri (FOTO)

PO I BËJNË GJËRAT SERIOZE/ Aktorja prezanton familjen me të dashurin 30 vite më të ri (FOTO)

Gjërat duket se po bëhen serioze mes 25-vjeçarit Pete Davidson dhe të dashurës së tij 45-vjeçare, Kate Beckinsale.

Së fundmi mësohet se ai është prezantuar me nënën e Kate, Judy Loe. Gjithashtu ai mori pjesë në 40-vjetorin e vdekjes së babait të aktores së njohur, Richard, ku u takua me të gjithë familjarët e saj.

Ata u dalluan në makinë bashkë me Judy-n dhe bashkëshortin e saj, Roy Battersby, teksa shkonin në një restorant në Los Angeles.

Kate dhe Pete janë në një lidhje që prej muajit shkurt dhe kanë vendosur që mos të fshihen nga publiku për romancën e tyre.

Kujtojmë se vitin e kaluar Pete u fejua me Ariana Grande-n, por dyshja i dha fund lidhjes në muajin tetor.