E PAZAKONTË/ Mes testit të ADN-së, një burrë zbuloi se gruan shtatzënë e kishte motër nga babai - AlpeGossip
E PAZAKONTË/ Mes testit të ADN-së, një burrë zbuloi se gruan shtatzënë e kishte motër nga babai

E PAZAKONTË/ Mes testit të ADN-së, një burrë zbuloi se gruan shtatzënë e kishte motër nga babai

Së fundi, një çift mori lajmin e mirë se ishin në pritje të ëmbël për herë të parë dhe shumë shpejt do të bëheshin prindër. Por, pas një testi ADN-je, makthi më i keq i çdokujt u bë realitet për ta: kishin të njëjtin baba.

Burri iu drejtua Reddit për të kërkuar këshilla mbi situatën.

“Së fundi, unë dhe gruaja ime zbuluam se kemi të njëjtin baba. Jemi bashkë prej tetë vitesh dhe u martuam këtë vit. Kemi shtëpinë tonë dhe do të bëhemi prindër për herë të parë në mars të 2020-s. Babai ynë biologjik është ende gjallë, por nuk flasim me të sepse është njeri i tmerrshëm,” shkruan ai.

Më tej, burri anonim shpjegon se babai s’ka qenë i pranishëm në jetët e asnjërit prej tyre dhe se nuk listohej në certifikatat e lindes. Prindërit s’janë në dijeni të situatës dhe nuk kanë ndërmend t’i informojnë.

“Pavarësisht kësaj, ndjenjat për njëri-tjetrin s’kanë ndryshuar dhe nuk duam të ndahemi. Njihemi që në shkollë dhe kemi kaluar ditë të vështira bashkë.

“Jam i trembur për të ardhmen tonë dhe të fëmijës sonë, në do të ketë komplikacione shëndetësore. Gruaja ime nuk dëshiron të abortojë dhe as unë nuk dua që ajo të abortojë. Kështu që do ta çojmë shtatzëninë deri në fund dhe do të shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë,” vijon ai.

Më pas, burri shprehet i trembur dhe i pasigurt mbi hapat e radhës. “Edhe nëse fëmija lind i shëndetshëm, do të sigurohemi të mos bëjmë të tjerë. Më mirë adoptojmë. Nuk dua ta marrë vesh njeri këtë të fshehtë. S’do të lejoj asgjë të na ndajë.”

Komentues të shumtë nën histori shprehën mbështetje për çiftin dhe i këshilluan të mos u tregonin nënave.