OLSI BYLYKU E TREMB PAPRITUR NË SKENË/ Ky reagim i Marina Vjollcës do ju bëjë të shkriheni së qeshuri – AlpeGossip
OLSI BYLYKU E TREMB PAPRITUR NË SKENË/ Ky reagim i Marina Vjollcës do ju bëjë të shkriheni së qeshuri

OLSI BYLYKU E TREMB PAPRITUR NË SKENË/ Ky reagim i Marina Vjollcës do ju bëjë të shkriheni së qeshuri

Marina Vjollca është një nga figurat më të ëmbla të ekranit shqiptar. Që prej nisjes së sezonit të ri televiziv, bukuroshen e kemi parë të drejtojë programin i cili shfaqet çdo të shtunë në ekranin e ‘Tv Klan’, ‘Klanifornia’.
Së fundmi teksa gjithë stafi ka qenë duke u përgatitur për emisionin dhe Marina ka qenë duke moderuar, Olsi Bylyku është shfaqur në skenë papritur dhe e ka trembur në një moment të papritur.
“Marina është goca më e mirë, por i ka rënë të punojë me disa qelbësira”, ka shkruar aktori i humorit krah videos ku duket dhe reagimi spontan i Vjollcës, i cili ka shkaktuar mjaft të qeshura.
Kujtojmë se ‘Klanifornia’ është duke përgatitur një ‘show’ mjaft special për mbrëmjen e 31 dhjetorit, pjesë e të cilit do të jenë emrat më të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar.