”ERMALI ËSHTE BIZNESMEN, UNË JAM KOMEDIAN”/ Bes Kallaku tregon diferencën mes tij dhe Mamaqit – AlpeGossip
”ERMALI ËSHTE BIZNESMEN, UNË JAM KOMEDIAN”/ Bes Kallaku tregon diferencën mes tij dhe Mamaqit

”ERMALI ËSHTE BIZNESMEN, UNË JAM KOMEDIAN”/ Bes Kallaku tregon diferencën mes tij dhe Mamaqit

Ndërkohë që filmi “Falco” është ende duke u transmetuar në kinema, presim fundin e janarit për të parë se çfarë filmi i dytë i Ermal Mamaqit “I love Tropoja” ka rezervuar për shikuesit shqiptarë.

Ndonëse të gjitha këto arritje bëjnë që kinematografia në vendin tonë të ketë një ngritje u poërfol shpesh se midis Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit nisi një rivalitet që nga postimet në sheshxhirim duke e thelluar edhe më tepër dyshimin pasi Ermal Mamaqi nuk ishte prezent në premierën e “Falco”.

Lidhur me të gjithë situatën, Besi u rrëfyer për herë të parë në “Shiko kush Luan”: “Diferenca e vetme është që Ermali është biznesmen, ndërsa unë jam komedian. Gjithsesi, ai nuk erdhi në premierë pasi ishte jashtë vendit…” – tregon Besi duke na lënë të kuptojmë se sigurisht që ka pasur një ftesë për Mamaqin por pamundësia e ka bërë të mos jetë prezent.