Gërshetat ADN janë modeli i flokëve më cool që kemi parë gjatë kësaj vere – AlpeGossip
Gërshetat ADN janë modeli i flokëve më cool që kemi parë gjatë kësaj vere

Gërshetat ADN janë modeli i flokëve më cool që kemi parë gjatë kësaj vere

Kur ke një dimër të tërë që masakron flokët me piastër sepse përton të bësh çdo që tjetër pakëz më kreative, trendet e modeleve të flokëve që fillojnë të shfaqen gjatë verës duken si ilaç.

Dhe ilaçi i kësaj vere quhet “gërshetat ADN”. Në qoftë se keni bërë Biologji në shkollën 8-vjeçare (apo duhet të themi 9-vjeçare tani?) duhet ta dini për çfarë po flasim.

Bëhet fjalë për gërsheta të përdredhur që ngjasojnë pikërisht me formën e ADN-së dhe janë kaq të këndshëm, veçanërisht në flokë bjondë apo shumëngjyrësh si në shembullin e mësipërm.

 

Ky model krijohet duke i ndarë flokët në tre tufa dhe duke filluar me një tufë të vogël nga pjesa më anësore, të cilën e thur tufat më të mëdha derisa e ke kaluar në anën tjetër. Ndiqni udhëzimet në videon e mëposhtme.