Sa duhet të zgjasë “normalisht” akti seksual? Ky studim ju jep përgjigje… – AlpeGossip
Sa duhet të zgjasë “normalisht” akti seksual? Ky studim ju jep përgjigje…

Sa duhet të zgjasë “normalisht” akti seksual? Ky studim ju jep përgjigje…

Të gjithë e dinë që një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës është të bësh seks! Por, pavarësisht kësaj, performancat seksuale nuk janë gjithmonë perfekte. Mund të ndodhë që akti të përfundojë brenda pak minutave, gjë që ndikon në lindjen e pyetjes më të madhe që i shqetëson njerëzit: Sa duhet të zgjasë ‘normalisht’ akti seksual?

Për këtë na vjen në ndihmë studimi i kryer nga Dr. Brendan Zietsch, psikolog në Universtitetin e Queensland.
Sipas të dhënave të marra, thuhet se penetrimi mund të zgjasë nga 33 sekonda në 44 minuta, me një mesatare rreth 4-5 minuta për akt. Natyrisht që në këto statistika nuk janë përfshirë puthjet, parapërgatitjet e ndryshme, por vetëm arritja e orgazmës nga procesi i penetrimit.

Janë analizuar raportet seksuale të 500 çifteve të marra nga shumë vende të botës, për një periudhë 4-javore. Rezultati që del nga studimi është ky:
Nuk ekziston një akt seksual me një kohëzgjatje të ashtuquajtur ‘normale’!

Një ndër gjërat që ndikon më shumë në performancë seksuale është pikërisht mosha, duke qenë se sa më i madh në moshë, aq më pak zgjat procesi.
Pra, ka ardhur momenti që të hedhim poshtë mitin se meshkujt sa më të mëdhenj në moshë, aq më të aftë në shtrat. Mund të jenë më me eksperiencë, po, ama rezistojnë më pak!

Ajo që vlen për t’u përmendur, është se në përgjithsi njerëzit priren të mendojnë se arrijnë në orgazëm më vonë se në realitet, duke qenë se gjatë raportit seksual nuk mendon kush të vërë kronometrin për të matur kohën!
E rëndësishme është të përqëndroheni te partneri dhe të veproni me pasion, pa e pasur mendjen tek performance!