“I NGJAJ SHUMË…”/ Sarah rrëfen marrëdhënien me babain, zbulon si e kapi me ish të dashurin në rrugë – AlpeGossip
“I NGJAJ SHUMË…”/ Sarah rrëfen marrëdhënien me babain, zbulon si e kapi me ish të dashurin në rrugë

“I NGJAJ SHUMË…”/ Sarah rrëfen marrëdhënien me babain, zbulon si e kapi me ish të dashurin në rrugë

Blogerja Sarah Berisha ka rrëfyer marrëdhënien e ngushtë me babain duke treguar se e ka pikë të dobët dhe dëshiron që ta bëjë krenar.

Ndër të tjera, Sarah mbetet në mëdyshje për atë që babai mendon për marrëdhënien me DJ PM. Teksa rrëfente, Sarah zbuloi momentin kur babai e pa në rrugë me ish të dashurin, me të cilin ka përjetuar një histori dashurie për 5 vite.

Rrëfimi i Sarës: Unë jam goca e babit se ngjaj shumë dhe gjithmonë kam qenë si tip çuni dhe babi gjithmonë më ka përkëdhelur, nuk na e ka prishur kurrë as mua as motrës, nuk na ka thënë jo për asgjë. Fjala e babit ka qenë ligj, e kemi pasur shembull, nuk mbaj mend të na ketë bërtitur pa arsye. Ai dhe mami janë shumë mirë me njëri-tjetrin, tek unë dhe motra kanë pasqyruar shembullin se na kanë rritur e shkolluar. Jam 25 vjeçe dhe të gjithë thonë të paska nxjerrë Pëllumbi nga hundët.

Plus jam person që bëj shumë ledhe dhe babin e kam pikë të dobët. Dhe unë dhe motra, nëse bëjmë diçka që punojmë ose t’ia dalim vetë, duam që gjithmonë t’i bëjmë krenar. E di që mund të mërzitet dhe nuk ma heq njeri nga mendja që do jetë mërzitur këtu brenda. Për babin do vazhdoj të jem e vogël dhe në fillim nuk donte të isha këtu. E vetmja gjë që nuk dua është që ta zhgënjej. E di që do më përqafojë, por si do jenë pyetjet në lidhje me situatat. Është mentaliteti në Shqipëri që mund ta vrasë.

Kam qenë me një djalë 5 vite. Kishim dalë xhiro dhe na pa babi. Më tha që më gënjeve, më the që ishe tek Xhovana. Më tha ki kujdes, por mendoji gjërat mirë. Por i kam thënë kur ta gjej të duhurin, do ta sjell në shtëpi.