DONI TË DOBËSOHENI SHËNDETSHËM? Dieta ”Pegan” është ajo që ju duhet – AlpeGossip
DONI TË DOBËSOHENI SHËNDETSHËM? Dieta ”Pegan” është ajo që ju duhet

DONI TË DOBËSOHENI SHËNDETSHËM? Dieta ”Pegan” është ajo që ju duhet

Gjithçka që duhet të dini në lidhje me dietë ‘‘Pegan’’ një nga metodat më të shëndetshme dhe më ekuilibruese për të humbur peshë.

Ajo është një gërshetim mes dietës ‘paleo’ dhe dietës vegane. Kjo dietë është duke u bërë modë për të humbur peshë.  Ajo u krijua nga nutricionisti Mark Hyman dhe ka si bazë peshk, arra, vezë mish disa fruta.

Ja çfarë duhet të dini për të:

Nuk është vegane

Është një hibrid i dietës vegane dhe dietës paleo, domethënë, merr nga bazat e të dyjave. Nga kjo e fundit kërkon përfshirjen e proteinave shtazore cilësore. Dhe nga dieta vegane, ajo përfshin përdorimin e farave, perimeve dhe frutave si baza kryesore.

Shkon përtej dobësmit

Edhe pse njerëzit e vënë në praktikë për të humbur peshë, dieta ‘Pegan’ ndihmon në uljen e kolesterolit dhe  rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Ajo  gjithashtu ul nivelin e inflamacionit falë përmbajtjes së lartë të Omega3 nga peshqit, arrat dhe ulja e konsumit të mishit në krahasim me peshqit.

Rreth sheqerit

Kjo dietë gjithashtu lufton në uljen e konsumimit të sheqerit.

Qumësht dhe gluten

Diçka me të cilën disa ekspertë nuk do të bien dakord është se kjo dietë ndalon konsumimin e qumështit dhe glutenit, pasi ka nga ata që i konsiderojnë të dëmshëm për trupin.

Promovon konsumin e ushqimeve natyrale

Ndalon reptësisht konsumimin e produkteve të konservuara.

Nuk ka mangësi

Dieta Pegan konsiderohet e shëndetshme dhe e ekuilibruar, pasi mbulon nevojat e trupit pa shkaktuar mangësi.

Rreth mishit

Dieta përfshin mish të kuq, por në sasi të vogla. Ai kurrë nuk do të marrë vendin kryesor.

Ushqime që përfshijnë

Veç atyre që u përfshinë më sipër, dieta Pegan përfshin portokallin, kafenë, marulen, kastravecin, domaten, pulën, sojën, asparagun dhe frutat.