“KA QENË E TMERRSHME”/ Jona Spahiu tregon si e përballoi humbjen e të atit – AlpeGossip
“KA QENË E TMERRSHME”/ Jona Spahiu tregon si e përballoi humbjen e të atit

“KA QENË E TMERRSHME”/ Jona Spahiu tregon si e përballoi humbjen e të atit

Moderatorja Jona Spahiu ka folur sërish për jetën e saj private dhe eksperiencën televizive në një video të publikuar në kanalin e saj në YouTube.

Bukuroshja e ekranit tregoi si e nisi karrierën si modele duke bërë disa punë të vogla dhe më pas u bë prezantuese e një emisioni tërësisht të sajin në moshën 17-vjeçare.

“Atëherë kur unë mendoja se sa isha bërë një çik personazh, që njerëzit më njihnin dhe kisha kapur qiellin gjithçka ndryshoi. Ishte e çuditshme, unë provoja gjëra të tjera në vende të ndryshme, konkurroja dhe deri në moment të fundit dukej sikur çdo gjë ishte mirë, pastaj prishej”, u shpreh Jona.

Moderatorja tregoi edhe dhimbjen e madhe që ka përjetuar kur babai i saj u nda nga jeta dhe si ndryshuan gjërat më vonë, kur ofertat për punë erdhën papritur dhe ajo ndihej e lumtur.

“Nëse mendoni se e keqja kaloi me tentativat e dështuara nga unë, sapo kishte filluar, gjithçkaje ju vendos kapaku kur im atë u largua nga jeta. Nuk e kuptoja pse çdo gjë e keqe më ndodhte mua dhe ajo periudhë ka qenë e tmerrshme në shumë aspekte”, tregon më tej Jona.