"Afrojuni motrës time po jua mbajti". Vëllai i Bebe Rexhës, tipik shqiptar (FOTO) - AlpeGossip
“Afrojuni motrës time po jua mbajti”. Vëllai i Bebe Rexhës, tipik shqiptar (FOTO)

“Afrojuni motrës time po jua mbajti”. Vëllai i Bebe Rexhës, tipik shqiptar (FOTO)

Mund të jenë edhe më të vegjël, si në rastin e vëllait të Bebe Rexhës, po sytë i bëjnë katër kur vjen fjala për motrën. Edhe vitet larg Shqipërisë nuk i kanë zbehur ato zakonet shqiptare të familjes Rexha. Bebe ka dalë për vrap, po vëllai superprotektiv e ka ndjekur me makinë. Me këtë rast Bebe e ka bërë një foto dhe e ka vënë para pozitës me gjysmë krenari e mbase gjysmë bezdi.

“Kur ti përpiqesh të bësh vrap, po vëllai yt është superprotektiv”, shkruan këngëtarja. Dhe menjëherë na vijnë në mendje ato frazat e çunave të klasës a të lagjes që thoshin lart e poshtë: “Afroju motrës time po ta mbajti”.