SI KURRË MË PARË/ Albano Bogdo zbulon problemet me shëndetin mendor: Kisha sulme paniku… – AlpeGossip
SI KURRË MË PARË/ Albano Bogdo zbulon problemet me shëndetin mendor: Kisha sulme paniku…

SI KURRË MË PARË/ Albano Bogdo zbulon problemet me shëndetin mendor: Kisha sulme paniku…

Albano Bogdo ka rrëfyer për herë të parë problemet e tij me shëndetin mendor. Aktori ishte i ftuar në “Opinion”, ku u trajtua si temë lidhja që ekziston mes çrregullimeve të shëndetit mendor dhe ndryshimeve ekstreme në ushqyerje. Ai tha se ka vite që merr ilaçe për depresionin. Albano tregoi se para dy vitesh pa ndryshuar as dietën, as sasinë e ushqimit humbi shumë kilogramë brenda 3 muajve në mënyrë të pashpjegueshme.

Si kurrë më parë, Albano Bogdo zbulon problemet me shëndetin

“Unë kam gjithë këto vite që marr ilaçe për depresionin. Para dy vjetësh, pa asnjë lloj arsye, pa e ndryshuar aspak dietën, sasinë. E kam pasur kofshën sa ka dorën zonja. U bëra 69 kilogramë, 1 e 86 i gjatë. Pa asnjë lloj arsye për tre muaj. Analizat dilnin të gjitha shkëlqyer. Haja njësoj, pija njësoj…Dhe pastaj papritur, filloja merrja veten pa asnjë lloj arsye. Pa e shtuar ushqimin, pa ndryshuar asgjë”, u shpreh ai.

Si kurrë më parë, Albano Bogdo zbulon problemet me shëndetin

Aktori shtoi se në adoleshencë ka vuajtur nga ankthi, por mjekët në Sarandë nuk e identifikonin dot se çfarë kishte. Më pas Albano tregoi se me ardhjen në Tiranë kishte shpesh sulme paniku, të cilat e pengonin të merrte pjesë në disa shfaqje.

“Unë kam vuajtur nga ankthi që në adoleshencën e hershme. Nuk e di, kisha ankth pa shkak, duke ndenjur në mësim ose në shtëpi. Më rriteshin të rrahurat e zemrës, mbushesha me djersë të ftohta. Më dukej sikur do vdisja. Nga mosdija si unë, si doktorët që kanë qenë në Sarandë, shkonim në spitale më bënin analiza zemre, tiroide. Më çonin në qorrsokak se nuk dinin çfarë të thonin. Më masnin të rrahurat e zemrës se i kisha 140-150 më thonin s’janë normale. Kur erdha në Tiranë prapë e njëjta gjë. Sëmuresha, shkoja tek doktori i zemrës. Derisa një ditë më çuan me zor në një psikolog. Me zor në kuptimin që i thosha nuk kam gjë nga mendja, e kam te zemra. Nuk kishte lidhje me turpin. Fola me atë psikologen ishte femër, më bëri më keq. Më dha ca kështu bimore… Unë në këtë kohë kisha kaluar në çrregullime paniku. Nuk kisha më ankth. Kishte filluar të më zinte paniku, bëhesha shumë keq. Punoja tek Apartamenti 2XL atëherë, 3-4 herë kam ikur nga shfaqja sa do fillonte shfaqja. Sa më anonçohej emri, unë isha Albano Bogdo, unë nuk dilja në skenë, dilja nga godina, ikja fare, ikja në spital. Aq shumë keq bëhesha. Shkoja në spital, i kisha të rrahurat e zemrës 160-170. Tensionin shumë të lartë. Vazhdonin prapë më vizitonin për zemrën… Nga  zemra s’kam asgjë”, rrëfeu ai.