Ajo është ndër vajzat më të bukura shqiptare. Diellza Kolgeci ka preferuar gjithmonë që jetën e saj private ta mbajë vetëm për veten.
Gjithsesi, ajo çfarë dihej për të, ishte se bukuroshja nga Kosova ishte në një lidhje disa vjeçare me një arkitekt.
Ajo nuk e ka prezantuar asnjëherë për publikun partnerin e saj, dhe me shumë gjasa nuk do e prezantojë, pasi çifti janë ndarë.
Sipas “Prive”, Diella i ka dhënë fund marrëdhënies së dashurisë, dhe tashmë është single. Konfirmimi ka ardhur nga vetë ajo. Gjithsesi, edhe pas ndarjes Diellza ruan raporte miqësore me ish-in e saj. Diçka pozitive kjo apo jo?