“GJËRAT QË URREJ TEK…”/ Silva Gunbardhi dhe Dafi tregojnë pakënaqësitë për njëri tjetrin (VIDEO) – AlpeGossip
“GJËRAT QË URREJ TEK…”/ Silva Gunbardhi dhe Dafi tregojnë pakënaqësitë për njëri tjetrin (VIDEO)

“GJËRAT QË URREJ TEK…”/ Silva Gunbardhi dhe Dafi tregojnë pakënaqësitë për njëri tjetrin (VIDEO)

Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti janë ndër artistët më të dashur të publikut shqiptarë, të cilët u njohën nga bashkëpunimi i këngës “Të ka lali shpirt”. Projekti muzikor ishte fillimi i njohjes së tyre për të arritur tek një lidhje e bukur dashurie.

Të ftuar në “Why Not” në Ora News, ata zbuluan se çfarë pëlqejnë dhe nuk pëlqejnë tek karakteri i njëri-tjetrit.

Dafi tha për Silvën se i pëlqen që nevrikoset shpejt, qetësohet shpejt dhe e puth shpesh. Nevrikosja dhe qetësimi përfshiheshin dhe tek gjërat që nuk i pëlqejnë, përfshirë faktin se i merr gjërat shumë seriozisht.

Ndërsa Silva pëlqen tek Dafi faktin që është i vendosur, i dashur dhe mbi të gjitha mashkull. Gjërat që urren më shumë tek ai janë kur bën si karagjoz, bërtet dhe nxehet.