KORONAVIRUSI/ Dukesha e Kembrixhit vetizolohet, pasi ra në kontakt me dikë që doli pozitiv – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Dukesha e Kembrixhit vetizolohet, pasi ra në kontakt me dikë që doli pozitiv

KORONAVIRUSI/ Dukesha e Kembrixhit vetizolohet, pasi ra në kontakt me dikë që doli pozitiv

Dukesha e Kembrixhit, Kate Midelton u vetizolua pasi ra në kontakt me dikë që më vonë doli pozitiv për koronavirus, tha Pallati Kensington.

Kate duhej të kalonte ditën me bashkëshortin e saj, William për të festuar 73-vjetorin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), ajo do të kalojë tani 10 ditë në shtëpi.

Ata kishin planifikuar të merrnin pjesë në një Shërbim të Falënderimeve në Katedralen e Shën Palit për nder të shërbimit shëndetësor të kombit.

Pallati Kensington tha në një deklaratë se “javën e kaluar Dukesha e Kembrixhit ra në kontakt me dikë që më pas ishte testuar pozitiv për Covid-19”.

“Lartësia e saj Mbretërore nuk po përjeton ndonjë simptomë, por po ndjek të gjitha udhëzimet përkatëse të qeverisë dhe po izolohet në shtëpi”, shtoi ai.

William kontraktoi Covid-19 pranverën e kaluar dhe ishte në gjendje të vazhdonte me angazhime në telefon dhe në internet, ndërsa u trajtua nga mjekët mbretërorë, por thuhet se u godit “mjaft fortë” nga virusi dhe në një fazë të caktuar luftoi edhe për të marrë frymë.