PUBLIKOHEN PAMJET/ Brenda shtëpisë së veçantë të Florjan Binajt (FOTO) – AlpeGossip
PUBLIKOHEN PAMJET/ Brenda shtëpisë së veçantë të Florjan Binajt (FOTO)

PUBLIKOHEN PAMJET/ Brenda shtëpisë së veçantë të Florjan Binajt (FOTO)

Aktori i humorit Florjan Binaj është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar, i cili prej vitesh na ka shoqëruar çdo të dielë në ekran me rolet e tij të shumta në ‘Portokalli’.

Prej vitesh i martuar me bashkëshorten e tij Sadinën, ata janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Krena dhe vogëlushit Glauk. Shumë i përkushtuar tek fëmijët e tij, Floriani ndan herë pas here me ta postime të ndryshme në rrjetin social Instagram.

Ditën e sotme, teksa qëndronte me të bijën të cilën duhet ta çonte në kopësht, Floriani e ka fotografuar atë ndërkohë që ishte shtirë përtokë dhe shikonte kukullat, pa lëvizur nga vendi.

Ajo që bie në sy në foto është arredimi i veçantë i shtëpisë së aktorit, ku mbizotëron ngjyra e bardhë dhe një faqe e murit është ndërtuar me pllaka. Dhoma është e mbushur ngado me lodra të fëmijëve, të cilat janë vënë përtokë, duke të dhënë përshtypjen e një ambjenti të ngrohtë familjar.