Fejohet motra e Almeda Abazit/ Publikohen foto nga ceremonia – AlpeGossip
Fejohet motra e Almeda Abazit/ Publikohen foto nga ceremonia

Fejohet motra e Almeda Abazit/ Publikohen foto nga ceremonia

Motra e Almeda Abazit, Ilda ka publikuar pak më parë një foto nga ceremonia e fejesës me partnerin e saj, Kenan Sipahi. Ata janë në një lidhje dashurie prej kohësh, por gjërat tashmë janë zyrtarizuar.

“Ish-Miss Shqipëria”, ka uruar motrën e saj dhe kunatin me anë të një dedikimi në ‘Instastory’. “Jetë të lumtur. Jua dua shumë”,-shkruan Almeda.

Nga fotot e publikuara duket se ceremonia është zhvilluar sipas traditave turke. I fejuari i Ildës është një nga lojtarët më të mirë në Turqi, pjesë e skuadrës kombëtare të basketbollit.