PARTNERJA E TIJ FESTON DITËLINDJEN/ Moderatori i njohur i dedikon fjalët më të ndjera me FOTON pranë vajzës – AlpeGossip
PARTNERJA E TIJ FESTON DITËLINDJEN/ Moderatori i njohur i dedikon fjalët më të ndjera me FOTON pranë vajzës

PARTNERJA E TIJ FESTON DITËLINDJEN/ Moderatori i njohur i dedikon fjalët më të ndjera me FOTON pranë vajzës

Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen bashkëshortes së tij duke i dedikuar fjalët më të ndjera në postimin e fundit në ‘Instagram’.
“Mami, ti dhe babi sot e keni përvjetorin e fejesës, por ti e shtrenjta ime që më solle në jetë, sot e ke edhe ditëlindjen, e babi po më ndihmon të tregoj që unë jam fëmija më i lumtur në botë që ty të kam. Edhe babin e kam dëgjuar duke të falenderuar për dhuratë më të bukur në jetë që i ke dhuruar. Ne të dy mendojmë që ti je dhurata më e çmuar për ne dhe dashuria më e madhe në jetë. Urime ditëlindja mami nga baby Roa dhe babi Labi”, ka shkruar moderatori krah fotos ku shfaqet me bashkëshorten dhe vajzën e tyre.
Gashi nuk ka ngurruar asnjëherë t’i shprehë dashurinë publikisht partneres së tij, Qëndresës duke i treguar se ajo është gjëja më e rëndësishme në jetën e tij.