LUIZI NUK I MBAN DOT LOTËT AS MËNGJESIN E SOTËM/ Efi ka diçka për t’i thënë: Doja të… – AlpeGossip
LUIZI NUK I MBAN DOT LOTËT AS MËNGJESIN E SOTËM/ Efi ka diçka për t’i thënë: Doja të…

LUIZI NUK I MBAN DOT LOTËT AS MËNGJESIN E SOTËM/ Efi ka diçka për t’i thënë: Doja të…

Një tjetër mëngjes me lot për Luiz Ejllin. U bënë disa ditë që çdo mëngjes pasi zgjohet, këngëtari i njohur shpërthen në lot teksa qëndron i vetëm në oborr.

Herë pas here, ai i është shprehur Kiara Titos i shqetësuar për faktin që kur ka qenë i mërzitur. Në njërën prej bisedave, Luizi i tregonte moderatores se kishte shpërthyer në lot për nënën e tij, por gjithashtu edhe presioni i lojës bën të vetën.

Luizi nuk i mban dot lotët as mëngjesin e sotëm, Efi ka

Fansat janë të shqetësuar për gjendjen emocionale të Luizit. Por jo vetëm kaq, pasi edhe Efi Dhedhes duket se është e shqetësuar për gjendjen e mikut që bëri brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

“Çfarë ke? Kaq doja të pyesja…”, ka shkruar ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në një postim në “Instastory”.